Ademi: Xhaka është një aset i çmuar për Kosovën

Pas ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar ndaj situatës ku kapiteni zviceran, Granit Xhaka, u përball me fishkëllima nga disa tifozë.

Ademi e konsideron Xhakën si një “aset kombëtar” dhe theksoi se ai është gjithmonë i mirëpritur në Kosovë. Ademi dënoi fishkëllimat, duke theksuar se ato nuk përfaqësojnë të gjithë tifozët, veçanërisht grupin “Dardanët”.

Ai kritikoi edhe deklaratat negative që shoqërojnë sukseset e Kosovës, duke i cilësuar si të panevojshme dhe të pabaza. Duke vlerësuar rolin e shqiptarëve të diasporës, Ademi përmendi personalitete si Xhaka, Shaqiri, Dua Lipa, dhe Rita Ora si ambasadorë të shkëlqyer të kombit.

Ai theksoi rëndësinë e tyre për promovimin e imazhit të Kosovës. Në përfundim, Ademi falënderoi tifozët për mbështetjen në kushte të vështira atmosferike, duke i quajtur ata “zemra e suksesit tonë”.

Ai shprehu optimizëm për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *