Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës.
Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime. Fatkeqësisht, mjeku që ka arritur në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e njërës prej viktimave, ndërsa personi tjetër i lënduar është transportuar me urgjencë për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin./Arbresh.info

Leave a Reply