Barcelona ka marrë leje nga UEFA për të anashkaluar një rregull pak të njohur pas përballjes së saj në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.
Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet më 25 nëntor në “Stamford Bridge”. Aktualisht, as Barcelona dhe as Chelsea nuk janë në zonën e kualifikimit automatik për fazën tjetër: Barcelona është në vendin e 11-të, ndërsa Chelsea në të 12-tin, të dyja me dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Këto rezultate i detyrojnë ekipet e trajnerëve Enzo Maresca dhe Hansi Flick të përballen në një ‘play-off’ për të avancuar më tej. Barcelona nuk ka luajtur në “Camp Nou” që prej majit, për shkak të rikonstruksionit, dhe ndeshjet i ka zhvilluar në stadiumin olimpik në Montjuic.
Proçesi i rikonstruksionit, që pritet të kushtojë rreth 1.1 miliardë euro, do të rrisë kapacitetin në 105 mijë vende. Pavarësisht rregullit që parashikon zhvillimin e ndeshjeve në të njëjtin stadium, UEFA ka miratuar paraprakisht ndryshimin, duke i dhënë leje klubit katalanas për një përjashtim të tillë.

Leave a Reply