Përplasje në Kuvend: Haxhiu dhe Ismajli shkëmbejnë akuza

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nisur një fushatë kundër partive që më parë ishin në opozitë, pasi Glauk Konjufca nuk arriti të marrë mandatin e dytë nga presidentja.

Haxhiu, e cila ishte e pranishme në seancën e Kuvendit të Kosovës, fotografoi deputetët e PDK-së dhe ata të Listës Serbe teksa votonin kundër Konjufcës. Pas përfundimit të seancës, Haxhiu u përplas me Uran Ismailin në shkallët e Kuvendit.

Gjatë këtij momenti, ata shkëmbyen fjalë të ashpra. Haxhiu i drejtohet Ismailit me fjalët: “Ani kryetar komune, po çfarë kryetari komunës ti.”

Ky incident pasqyron tensionet e vazhdueshme mes partive politike në Kosovë, sidomos pas dështimit të kandidaturës së Konjufcës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *