Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti gjatë një seance në Kuvend lidhur me dështimin për të përfunduar projekte të rëndësishme infrastrukturore, duke përmendur veçanërisht rrugët drejt Mitrovicës, Gjilanit, Pejës dhe Gjakovës.
Në përgjigje të këtyre akuzave, ushtruesi i detyrës së ministrit për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, Hysen Durmishi, ka publikuar një deklaratë në Facebook. Ai ka ironizuar interesin e Haradinajt për autostradat, duke përmendur dënime dhe aktakuza për keqpërdorim gjatë qeverisjes së tij.
Durmishi siguroi se projekti i rrugës për Mitrovicë është afër përfundimit, ndërsa për Pejë janë arritur marrëveshje me kosto shumë më të ulëta sesa ato të parashikuara më parë. Ndërsa, për Gjakovë, sfidat e trashëguara po ngadalësojnë procesin, por po ndiqen procedura të rregullta ligjore.
Duke shtuar më tej, Durmishi parashikoi se në zgjedhjet e ardhshme, AAK mund të mos kalojë pragun zgjedhor dhe të mbetet jashtë Kuvendit.

Leave a Reply