KOSTT ka paralajmëruar për rritjen e rrezikut të përmbytjeve që mund të ndikojnë në stabilimentet e tensionit të lartë në disa nënstacione, për shkak të reshjeve të shumta kohët e fundit.
Për të mbrojtur stabilimentet dhe për të siguruar furnizimin me energji elektrike, KOSTT po ndërmerr masa emergjente në rastet kur konstatohet një rrezik i tillë. Në një njoftim zyrtar, KOSTT informoi se në Nënstacionin Berivojcë, për arsye sigurie, transformatori TR1 u ndalua nga funksionimi mbrëmë, duke lënë qytetarët pa energji për rreth një orë.
Ky është rasti i vetëm deri më tani ku furnizimi është ndërprerë për shkak të kushteve të krijuara nga vërshimet. Ekipet e KOSTT janë të gatshme dhe po monitorojnë situatën në çdo nënstacion për të parandaluar pasojat e mundshme nga përmbytjet dhe për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm me energji për qytetarët e Kosovës.

Leave a Reply