Tragjedi në Pejë: Aksidenti i merr jetën vëllait të Gjestit

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës, ku një aksident rrugor ka përfunduar me pasoja fatale.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 14:00, Policia u informua për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti.

Si rezultat, dy persona pësuan lëndime. Mjeku që mbërriti në vendngjarje konfirmoi vdekjen e njërës prej viktimave, i cili raportohet të jetë vëllai i Gjestit, ndërsa personi tjetër i lënduar është transportuar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Në skenën e ngjarjes kanë mbërritur njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët janë duke punuar për të zbardhur plotësisht rrethanat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *