Bislimi merr pjesë në takimin joformal BE-Ballkani Perëndimor

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në një darkë joformale ministrore BE-Ballkan Perëndimor.

Gjatë këtij takimi, ai falënderoi Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, dhe Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, për ftesën. Në fjalimin e tij, Bislimi theksoi sfidat që paraqesin kërcënimet e sigurisë dhe sulmet hibride për demokracinë dhe zhvillimin.

Ai nënvizoi rëndësinë e unitetit për t’u përballur me këto sfida. Ai përgëzoi Shqipërinë dhe Malin e Zi për përparimin në procesin e integrimit evropian dhe përpjekjet e Ukrainës dhe Moldavisë në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, ai vlerësoi mbështetjen e Kosovës për Ukrainën kundër agresionit rus. Bislimi theksoi arritjet e Kosovës, përfshirë uljen e papunësisë dhe progresin në reformat drejt BE-së.

Ai kërkoi statusin e vendit kandidat për Kosovën dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ndërsa shprehu shqetësimet për ndërhyrjet e jashtme që kërcënojnë stabilitetin e rajonit. Ai përfundoi duke theksuar rëndësinë e sigurisë evropiane dhe zgjerimit në këtë moment gjeopolitik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *