Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ndau një imazh nga seanca e sotme ku votohej për qeverinë e propozuar “Konjufca”.
Pas dështimit të zgjedhjes së tij si kryeministër, ajo publikoi një foto të deputetëve të PDK-së, me Grupin Parlamentar të Listës Serbe ulur prapa tyre. Në foto shihet se të dy grupet ngritën duart për të votuar kundër.
Në përshkrim, Haxhiu shkroi “Në harmoni të plotë”. Në përgjigje, Gazmend Syla, nënkryetari i OVL-UÇK, shpërndau një foto nga një seancë e mëparshme.
Në të, deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe kishin ngritur duart për të mbështetur rritjen e pagës minimale, duke përjashtuar veteranët nga skemat sociale. Syla komentoi: “Në harmoni të plotë.
Votuan për pagën minimale, por veteranët e UÇK-së i lanë jashtë ligjit”. Në qershor 2022, Kuvendi miratoi në lexim të parë projektligjin për rritjen e pagës minimale, por veteranët u lanë jashtë këtij ligji.
LVV-ja dhe Lista Serbe e mbështetën, ndërsa partitë opozitare të asaj kohe e kundërshtuan.

Leave a Reply