Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë sot një takim me liderët e partive politike për të diskutuar mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.
Ky takim do të mbahet në orën 10:30 dhe pritet të marrin pjesë liderët e të gjitha partive parlamentare. Pas dështimit të Glauk Konjufcës në formimin e një qeverie të re, është bërë e domosdoshme që presidentja të caktojë një datë për zgjedhje të parakohshme.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se vonesat mund të rrezikojnë funksionimin normal të institucioneve. Cakolli ka treguar në “Facebook” se datat më të mundshme për zgjedhjet janë 21 dhe 28 dhjetori.
Ai ka paralajmëruar se nëse konsultimet zgjaten përtej 22 nëntorit, zgjedhjet mund të shtyhen drejt janarit, çka do të përbënte një rrezik më të madh për stabilitetin institucional dhe fiskal të vendit. Kështu, mbajtja e zgjedhjeve brenda dhjetorit është e domosdoshme për të shmangur kriza të reja.

Leave a Reply