I dyshuari për fajde në Mitrovicë bie në pranga, sekuestrohen prova

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë–Jugu ka realizuar me sukses një operacion për të parandaluar veprime kriminale, duke arrestuar një person të dyshuar për fajde.

Më 19 nëntor 2025, rreth orës 19:00, u arrestua një individ i identifikuar si R.G., i lindur në vitin 1988, në momentin kur ishte duke kryer veprën penale. Policia, me urdhër gjykate, kreu kontroll në banesën dhe ambientet e tjera të tij, ku u gjetën dhe sekuestruan prova të rëndësishme për rastin.

Pas arrestimit, i dyshuari u shoqërua në stacionin policor për t’u intervistuar në prani të avokatit të tij. Më pas, sipas urdhrit të prokurorit, ai u dërgua në qendrën e mbajtjes.

Policia e Kosovës ka theksuar angazhimin e saj të vazhdueshëm për të luftuar veprat penale dhe për të siguruar rendin e sigurinë e qytetarëve në të gjithë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *