Person plagoset rëndë në Prizren, sulmuesi përdor trotinetin

Një incident i rëndë ndodhi mbrëmë në Prizren, ku një person u qëllua me armë zjarri ndërsa udhëtonte me makinë.

Sipas raportimeve të policisë, sulmuesi ishte në lëvizje me trotinet kur hapi zjarr ndaj viktimës, duke e plagosur këtë të fundit në të dy këmbët. Viktima u dërgua menjëherë në spital për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes, autoritetet gjetën dhe konfiskuan një gëzhojë dhe një predhë arme, duke nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar dhe rasti po trajtohet si “vrasje në tentativë”.

Policia po vazhdon hetimet për të identifikuar autorin e sulmit dhe motivet që qëndrojnë pas këtij akti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *