Haradinaj propozon 11 janarin si datë për zgjedhje të reja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar propozimin e Vetëvendosjes për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 dhjetor, duke theksuar se kjo datë mund të ndërhyjë në planet e qytetarëve dhe të mos përkojë me interesat e tyre.

Ai sugjeroi si alternativa më të përshtatshme datat 21 dhjetor ose 11 janar. Gjatë një deklarate për mediat para takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Haradinaj shpjegoi se zgjedhja e 28 dhjetorit do të ishte e pafavorshme për Vetëvendosjen, pasi qytetarët do të marrin faturat e energjisë më 26 dhjetor, çka mund të shkaktojë pakënaqësi për shkak të çmimeve.

Haradinaj theksoi se data 21 dhjetor do të ishte më e përshtatshme, por edhe 11 janari mund të konsiderohet si opsion i mirë, pasi do të përkojë me pushimet kur diaspora kthehet në vend. Këto data do të lehtësonin pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor pa ndërhyrje në planifikimet e tyre personale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *