“Favorizime të menjëhershme për miqtë e kryetarit – Akuzat ndaj Bali Muharremaj në Suharekë”

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është nën akuzë për dhënien e shpejtë të lejeve për ndërtimet e larta vetëm për miqtë e tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Këto akuza i janë adresuar nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Shala.

“Shokët e kryetarit marrin leje menjëherë, për 2-3 muaj, kurse të tjerët duhet të presin gjatë” – deklaroi Ardian Shala i LDK-së gjatë një debati në ATV.

Ky debat i tensionuar u zhvillua teksa diskutohej çështja e ndërtimit të lartë në Suharekë.//Veriu.info/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *