Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se data 28 dhjetor është opsioni i vetëm për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, megjithëse priten sfida në realizimin e saj, raporton Ekonomia Online.
Në takimin me udhëheqësit e partive politike, nuk u arrit një marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së buxhetit, duke e detyruar Presidenten të nënshkruajë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Osmani shprehu keqardhjen për mungesën e vullnetit politik, duke theksuar se përpjekjet e saj dhe të mëparshme nuk rezultuan në arritjen e një konsensusi për vendimet e rëndësishme për qytetarët.
Sipas saj, ekziston një bazë kushtetuese e qartë që Kuvendi të vazhdojë të funksionojë edhe pas dështimit të mandatit të dytë, siç është konfirmuar në një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2020. Megjithatë, për shkak të mungesës së vullnetit politik për të marrë këto vendime, Osmani deklaroi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shpërndante Kuvendin.

Leave a Reply