Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një aktakuzë kundër dy individëve, Y.Rr.
dhe B.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale të korrupsionit në lidhje me votimin, sipas nenit 212 të Kodit Penal të Kosovës. Më 12 tetor 2025, në fshatin Budakovë të Suharekës, Y.Rr.
dyshohet se i ka ofruar B.K. një shumë prej 120 eurosh me qëllim që ky të votojë për një kandidate të caktuar për asamblenë komunale.
Për të verifikuar votën e dhënë, Y.Rr. kërkoi të shihte telefonin e B.K., pas çka i dorëzoi komisionin e premtuar.
Ndërkaq, B.K. akuzohet se ka pranuar këtë përfitim të pa merituar për të ndikuar në votimin e tij.
Prokurori ka kërkuar që pas procesit gjyqësor, provat të administrohen dhe të vlerësohen, me qëllim që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të ndëshkohen sipas ligjit.

Leave a Reply