Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot me nderim tre fëmijë që u bënë shembull i ndershmërisë pas gjetjes dhe dorëzimit të një portofoli me para në polici.
Fëmijët, Diar Terziu, Anik Terziu dhe Rajana Terziu, u vlerësuan për veprimin e tyre. Osmani shprehu kënaqësinë për takimin me këta “heronj të vegjël”, duke theksuar se veprimi i tyre pasqyron vlerat më të larta morale.
Ajo i cilësoi fëmijët si shembull frymëzues për të gjithë bashkëmoshatarët në vend. Gjatë takimit, që u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve, Presidentja Osmani i ndau fëmijëve mirënjohje për ndershmërinë dhe përgjegjësinë qytetare të treguar, duke i vlerësuar ata si model për të gjithë fëmijët e Kosovës.

Leave a Reply