Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për mundësinë e kandidimit të tij si kryeministër.
Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj deklaroi se nuk ka asnjë zhvillim të ri në këtë drejtim dhe se ende nuk është bërë një konfirmim përfundimtar, por ai mbetet bartës i listës së partisë. Ai theksoi se çështja është diskutuar brenda partisë, në Kryesi dhe në Këshillin e Përgjithshëm, por nuk ka asnjë ndryshim të rëndësishëm deri tani.
Haradinaj gjithashtu shprehu synimin e AAK-së për të punuar në mënyrë racionale dhe për të ofruar zgjidhje të përshtatshme për vendin. “Me përvojën dhe njohuritë që kemi mbi qeverisjen, synojmë të kontribuojmë në të mirë të vendit,” tha Haradinaj gjatë intervistës.
Ai nënvizoi përkushtimin e partisë për të sjellë oferta sa më të mirëfillta për të ardhmen e Kosovës.

Leave a Reply