Shërbimi Korrektues feston 26 vite që nga themelimi i tij

Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës feston 26-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne.

Në këtë ngjarje, fjalimet do të mbahen nga figura të rëndësishme si Drejtori i Përgjithshëm i këtij shërbimi, Ismail Dibrani, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe UD. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Gjithashtu, do të flasin edhe Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, dhe Ambasadori i OSBE-së, Gerard McGruk. Gjatë ceremonisë, do të shfaqet një dokumentar që pasqyron historinë, sfidat dhe sukseset e Shërbimit Korrektues të Kosovës ndër vite.

Ky material synon të evidentojë përpjekjet dhe arritjet e institucionit që nga themelimi i tij. Kjo ngjarje shërben si një moment reflektimi mbi progresin e bërë dhe sfidat e ardhshme që ky institucion përballet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *