Ballkani Perëndimor, thelbësor për sigurinë e Evropës

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, gjatë një samiti në Tiranë ka theksuar rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, duke përmendur se siguria e Evropës varet nga ky proces.

Ajo theksoi se është e domosdoshme që BE të përshpejtojë pranimin e vendeve aspiruese dhe të forcojë bashkëpunimin institucional. Në fjalën e saj, Kos vuri në dukje se vonesat në integrimin e rajonit kanë qenë një gabim i së kaluarës, të cilin duhet ta korrigjojmë.

Ajo nënvizoi se shumë dyer po hapen për vendet e rajonit dhe se është thelbësore që këto vende të bëhen pjesë e Evropës edhe në mënyrë institucionale. Kos e quajti Ballkanin Perëndimor pjesë integrale të Evropës, duke theksuar se “shtëpia e tyre po i pret”.

Samiti i Planit të Rritjes së BE-së, ku liderët e rajonit diskutuan këto çështje, ishte një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *