Kapet gjashtë persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare

Njësia e Reagimit të Shpejtë ka kryer arrestimin e gjashtë personave të kërkuar me urdhëresa gjyqësore në raste të ndara.

Këto veprime u realizuan në përputhje me vendimet e gjykatave përkatëse. Të arrestuarit janë:

– I.I.

(47 vjeç), i cili kërkohej për falsifikim dokumentesh dhe është dënuar me 150 ditë burg. – D.S.

(41 vjeç), i dënuar me 50 ditë për kanosje. – M.K.

(47 vjeç), i cili vuante dënimin prej 40 ditësh për ngasje në gjendje të dehur. – B.B.

(37 vjeç), i dënuar me 36 ditë për sulm. – J.A.

(22 vjeç), me dënim prej 25 ditësh për dhunë në familje. – N.B.

(41 vjeç), i dënuar me 17 ditë për kanosje. Të gjithë të arrestuarit janë dërguar për të vuajtur dënimet e tyre sipas procedurave.

Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë personave të kërkuar të dorëzohen në gjykatë për të përmbushur detyrimet e tyre ligjore, duke paralajmëruar se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për arrestimin e tyre nëse nuk veprojnë kështu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *