Komuna e Prishtinës merr fonde shtesë për të paguar faturat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës ka kërkuar që Thesari t’u alokojë parakohshëm një pjesë të buxhetit të dhjetorit për të shlyer disa fatura të grumbulluara, përfshirë ato të energjisë elektrike.

Sipas Muratit, kjo do të mundësojë pagesën e një pjese të faturave, por nuk zgjidh problemin e mungesës së buxhetit për muajin dhjetor. Murati ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për këtë situatë, duke theksuar se, nëse kjo parti do të kishte votuar buxhetin e Prishtinës në seancën e fundit, nuk do të kishte nevojë për zgjidhje të tilla të përkohshme.

Sipas tij, LDK-ja, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, nuk mori pjesë në seancë dhe më pas tentoi të fajësonte Ministrinë e Financave, duke përfshirë prindërit e fëmijëve në çerdhe në debat publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *