Diaspora do të marrë pjesë masivisht në zgjedhjet e dhjetorit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë një konference për media pas mbledhjes së kryesisë së partisë, vlerësoi pjesëmarrjen e madhe të kosovarëve nga diaspora në zgjedhjet e planifikuara për 28 dhjetor.

Ai theksoi rëndësinë e madhe që ka diaspora për Kosovën dhe shprehu bindjen se ata do ta ushtrojnë të drejtën e votës. Hamza nënvizoi kontributin e pakursyer të kosovarëve jashtë vendit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në proceset zgjedhore për të ardhmen e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *