Hasani: Mosanëtarësimi në KE, dëm i madh për Kosovën

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë Kurti për të mos anëtarësuar Kosovën në Këshillin e Evropës.

Sipas Hasanit, ky veprim përbën një dëm të madh për Kosovën. Në një intervistë për emisionin “Context”, ai theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të kishte ndihmuar shumë ish-udhëheqësit e UÇK-së që janë në paraburgim prej pesë vitesh.

Hasani argumenton se Gjykata e Strasburgut do të kishte penguar shkeljet e të drejtave të tyre nga Gjykata Speciale. Hasani shpjegoi se brenda Këshillit të Evropës ekzistojnë institute që do të mund të adresonin këto çështje.

Ai e cilëson mosanëtarësimin si një nga gabimet më të mëdha të bëra nga pushteti i deridjeshëm, duke theksuar se kjo do t’u kishte garantuar të drejta të akuzuarve dhe do të sfidonte vonesat procedurale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *