Fushata 12-ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi detajet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare gjatë mbledhjes së sotme.

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, sqaroi se fushata elektorale për partitë politike do të zgjasë nga 17 deri më 28 dhjetor, një periudhë prej 12 ditësh. Për sa i përket periudhës së certifikimit të partive, procesi do të zhvillohet nga 24 deri më 30 nëntor dhe do të përbëhet nga dy faza: certifikimi i vetë partive dhe certifikimi i listave të kandidatëve të tyre.

Partitë kanë kohë deri më 7 dhjetor për të dorëzuar listat e kandidatëve. Ndërkohë, shorti për pozicionet e subjekteve në fletëvotim do të hidhet më 8 dhjetor.

Gjithashtu, aplikimet për votuesit jashtë Kosovës do të jenë të hapura nga 26 nëntori deri më 6 dhjetor, ndërsa votimi me postë do të zhvillohet nga 12 deri më 27 dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *