Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se këtë javë ka nisur implementimi i subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për muajin tetor.
Kjo masë është dizajnuar për të mbështetur familjet me të ardhura të ulëta, duke i ndihmuar ato në përballimin e kostove energjetike gjatë periudhës së dimrit. Murati ka bërë të ditur se familjet që përfitojnë nga kjo masë tashmë mund të verifikojnë vlerën e subvencionit si në aplikacionet elektronike, ashtu edhe në faturat fizike, të cilat do të shpërndahen së shpejti.
Ai ka theksuar se ky program mbështetjeje financiare do të zgjasë për gjashtë muaj, duke qenë një praktikë e vazhdueshme nga viti i kaluar. “Ne synojmë të ndajmë barrën e shpenzimeve energjetike në muajt e ftohtë dhe të sigurojmë që asnjë familje në nevojë të mos mbetet pa ndihmë,” ka deklaruar Murati.

Leave a Reply