Ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Gani Koci, ka kritikuar ashpër Sami Kurteshin nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e akuzuar për mungesë atdhedashurie dhe përpjekje për të krijuar tension politik pa bazë.
Sipas Kocit, Kurteshi nuk qëndroi në Kosovë gjatë luftës së UÇK-së, por u largua dhe u kthye pasi konflikti kishte mbaruar, duke u marrë më pas me tregtinë e verërave evropiane. Ai e ka përshkruar Kurteshin si “mjeran”, duke kujtuar kohën kur, sipas tij, Kurteshi ishte pranë PDK-së në përpjekje për t’u zgjedhur Avokat i Popullit.
Koci ka vlerësuar se qëndrimet aktuale të Kurteshit për Listën Serbe janë një formë “postpatriotizmi” dhe një përpjekje për të krijuar kauza të reja në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Leave a Reply