KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës në stërvitje antitrazirë

Në kampin ushtarak të Vrellës, KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar stërvitjen e përbashkët “Golden Sabre 2025”.

Ky ushtrim është vlerësuar si një dëshmi e qartë e përgatitjes dhe gatishmërisë së forcave të sigurisë për të mbrojtur Kosovën. Gjatë këtyre aktiviteteve, pjesëmarrës ka qenë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila ka realizuar operacione kundër eksplozivëve dhe materialeve të rrezikshme.

Veprimtaritë janë ndjekur nga afër nga komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, duke theksuar rëndësinë e koordinimit ndërmjet trupave për të garantuar sigurinë në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *