Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se një pjesë e raketave anti-tank Javelin, të cilat janë blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të mbërrijnë në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm.
Maqedonci ka theksuar se përveç Javelin, janë kryer blerje të shumta të sistemeve të armatimit nga vende të ndryshme, duke përfshirë ShBA-të. Ai ka shpjeguar se po bëhen përpjekje për të siguruar këto armë në një kohë sa më të shpejtë, duke synuar që një pjesë e tyre të arrijnë deri në vitin 2026.
Sipas tij, Javelin është një nga sistemet më efektive anti-tank në dispozicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por jo i vetmi. Këto raketa, të prodhuara nga Lockheed Martin dhe Raytheon Technologies, janë treguar shumë të suksesshme në luftën e Ukrainës kundër forcave ruse.
Javelin, një sistem i lëvizshëm dhe preciz, mund të operohet nga një ushtar i vetëm ose të montohet në automjete ushtarake, duke u përshtatur për objektiva të ndryshëm.

Leave a Reply