Nathan Gill, një ish-deputet i Parlamentit Evropian dhe figurë drejtuese e partisë Reform UK në Britani, është dënuar me dhjetë vjet e gjysmë burgim për pranimin e ryshfeteve për të bërë deklarata pro-ruse.
Gjyqi zhvilluar në Gjykatën Qendrore Penale në Londër, ku Gill pranoi se kishte marrë dhjetëra mijëra paund në formë parash gjatë periudhës dhjetor 2018 – korrik 2019. Në atë periudhë, Gill mbajti fjalime dhe deklarata në mbështetje të Rusisë në Parlamentin Evropian dhe në media të Ukrainës pro-ruse.
Pagesat e marra për këto deklarata u quajtën nga Gill dhe bashkëpunëtori i tij si “dhurata Krishtlindjesh”. Aktivitetet ilegale u zbuluan kur Gill u ndalua në aeroportin e Manchesterit në shtator 2021, para një udhëtimi për në Rusi.
Një kontroll i telefonit të tij zbuloi komunikime me Oleg Voloshyn, një shtetas ukrainas pro-rus i sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar. Gill kishte shërbyer si Kryetar i Reform UK Wales në vitin 2021 dhe kishte udhëhequr fushatën e partisë për Parlamentin e Uellsit.
Ai nuk është më pjesë e partisë.

Leave a Reply