Zjarri përfshin një pjesë të “Royal Mall” në mbrëmje

Mbrëmë, një zjarr shpërtheu në një pjesë të qendrës tregtare “Royal Mall” në Rrugën B, duke prodhuar sasi të mëdha tymi.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit për të luftuar flakët, ndërsa Policia e Kosovës u paraqit gjithashtu në skenë. Aktualisht, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë deklaratë rreth shkaqeve të zjarrit dhe mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi atë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *