Komandanti i KFOR-it dhe Myftiu Tërnava diskutojnë sfidat sociale

Gjeneral Major Ozkan Ulutas, komandant i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, u takua të premten me myftiun Naim Tërnava, kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky takim shërbeu si një platformë për të diskutuar çështje të rëndësishme sociale dhe fetare që prekin Kosovën. KFOR nënvizon se vazhdon të përmbushë detyrimet e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar në vitin 1999.

Misioni është i përkushtuar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, duke garantuar gjithashtu lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *