Chelsea arriti një fitore të rëndësishme prej 2:0 ndaj Burnleyt në një ndeshje të Premier Leagues angleze, të zhvilluar të shtunën.
Goli i parë u shënua nga Pedro Neto në minutën e 37-të, ndërsa Enzo Fernandez vulosi fitoren me një gol dy minuta para përfundimit të lojës. Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, u inkuadrua në lojë për Burnleyn në minutën e 72-të.
Broja, i cili kishte pësuar një lëndim më 16 nëntor gjatë ndeshjes kundër Anglisë, ku Shqipëria humbi 2:0 në “Air Albania”, u rikthye në fushë pasi lëndimi i tij fillimisht ishte konsideruar më i rëndë. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Chelsean në ligë, duke e çuar ekipin në vendin e dytë me 23 pikë, tri më pak se lideri i tabelës, Arsenali.
Ndërkohë, Burnley renditet në vendin e 17-të me dhjetë pikë.

Leave a Reply