Avokati i Thaçit: Individët mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

Avokati Pierre Richard Prosper, pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se për pesë vjet janë përballur me keqinterpretim dhe ndryshim të historisë.

Tani, pasi procesi i dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtjes ka përfunduar, ai beson se e vërteta është e qartë për botën. Sipas Prosper, gjatë procesit është arritur të nxirret në pah realiteti, dhe kjo pritet të çojë në lirimin e Thaçit dhe të tjerëve.

Ai theksoi besimin se gjyqtarët do të shqyrtojnë me kujdes provat e paraqitura, duke pritur që ato të çojnë në një përfundim të drejtë. Prosper gjithashtu vuri në dukje se gjatë dhe pas luftës në Kosovë, Thaçi nuk kishte komandë apo kontroll mbi anëtarët individualë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai kritikoi Prokurorinë e Specializuar për trajtimin e çështjes, duke thënë se përgjegjësia e Thaçit po lidhet padrejtësisht me pozicionet e tij, ndërkohë që dëshmitarët kanë vërtetuar mungesën e një sistemi të organizuar komande.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *