Familjarët e Spahiut shprehen pas lirimit të tij nga burgu

Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi, ku kishte qëndruar që prej 7 qershorit.

Ky lajm ka sjellë gëzim dhe qetësi për familjen e tij. Donjeta Spahiu, një anëtare e familjes, ka deklaruar për T7 se lirimi i tij ishte një “moment lehtësimi” pas muajsh të gjatë pritjeje dhe pasigurie.

Ajo shprehet se ky ishte një ndër momentet më emocionuese për ta, duke theksuar rëndësinë e këtij lajmi për qetësinë e familjes. Aktualisht, ata po përqendrohen te fakti që ai është liruar dhe nuk kanë hyrë në detaje rreth kushteve të burgut.

Arbnor Spahiu duket në gjendje të mirë shëndetësore dhe emocionale, dhe familja po e shijon praninë e tij pranë pas një periudhe të vështirë. Ai vetë ka zgjedhur të mos diskutojë detajet e përvojës së tij në burg në këtë moment.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *