Protestë në mbështetje të Daorsa Spahinës: Kërkohet drejtësi

Në qytetin e Gjakovës sot do të zhvillohet një protestë për të kërkuar drejtësi për Daorsa Spahinën, një 25-vjeçare që humbi jetën në mënyrë tragjike në Tetovë më 6 nëntor.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të fillojë në orën 12:00 dhe ka për qëllim të nxisë veprim të shpejtë dhe të vendosur nga autoritetet e Kosovës, duke kërkuar njëkohësisht drejtësi për rastin e Daorsës. Organizatorët e protestës kanë shprehur pakënaqësi ndaj shtetit të Maqedonisë së Veriut, duke e akuzuar për mungesën e mbrojtjes dhe mosveprimin e duhur nga institucionet për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Ata theksuan se Kosova duhet të angazhohet më fuqishëm në këtë çështje. Në një deklaratë të tyre, organizatorët theksuan vendosmërinë për të mos ndaluar derisa të vendoset drejtësia.

Qëllimi i protestës është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ushtrojë presion për një hetim të detajuar dhe përcaktimin e përgjegjësive për këtë tragjedi që ka prekur familjen dhe komunitetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *