Sot në ora 13:00, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të zhvillojë një konferencë për media për të diskutuar çështjet financiare të komunës.
Sipas njoftimit zyrtar, tema qendrore e konferencës do të jetë situata e krijuar nga bllokada financiare e vendosur nga Ministria e Financave. Takimi me gazetarët do të mbahet në sallën e konferencave të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Leave a Reply