Ekzaminimet psikiatrike përdoren si mbrojtje ligjore për të akuzuarit

Kërkesat për ekzaminim psikiatrik për individët e akuzuar për vepra të rënda penale, si krimet dhe vrasjet, po përdoren shpesh si një taktike për të zvarritur proceset gjyqësore.

Avokati Arbër Jashari dhe eksperti i sigurisë Avni Islami kanë diskutuar këtë çështje për “Ekonomia Online”, duke sqaruar se një veprim i tillë synon të vendosë të akuzuarit në një pozicion më të favorshëm. Së fundmi, një kërkesë e tillë është bërë për Bedri Shabanin, i cili akuzohet për spiunazh për BIA-n serbe.

Jashari shpjegon se ekzaminimi synon të përcaktojë aftësinë mendore të të akuzuarit në kohën e kryerjes së krimit, duke ndikuar kështu përgjegjësinë penale. Megjithatë, standardi për shpalljen e një personi të paaftë mendërisht është tepër i lartë, gjë që shpesh rezulton në zvarritje të procedurave gjyqësore.

Islami shton se kjo metodë përdoret nga individët e trajnuar për spiunazh për të zgjatur procesin ligjor dhe për të ulur shkallën e dënimit. Ai thekson rëndësinë e ndëshkimit të merituar për ata që rrezikojnë rendin kushtetues të vendit.

Gjykata Themelore në Prishtinë së fundmi anuloi një seancë gjyqësore për Shabanin dhe Muharrem Qerimin, duke urdhëruar ekzaminim mendor për Shabanin, i cili pretendonte probleme shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *