Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur alarmin për situatën financiare dhe institucionale në kryeqytet, duke shprehur shqetësimet se qytetarët po përballen me rreziqe të pashembullta.
Në një konferencë për media, Rama theksoi se për herë të parë në historinë e Kosovës, qeveria qendrore ka bllokuar hyrat vetanake të kryeqytetit, duke prekur shërbimet jetike dhe mirëqenien e komunitetit. Ai nënvizoi se për më shumë se një vit, është kërkuar shpërndarja e buxhetit të nevojshëm për kryeqytetin, por këto kërkesa kanë mbetur pa përgjigje.
Rama bëri të ditur se 35 milionë euro, ku 25 milionë janë të hyra vetanake dhe 10 milionë janë grant qeveritar, janë bllokuar nga Ministria e Financave, çka sipas tij është në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën. Për pasojë, Rama njoftoi se transporti publik do të ndërpritet nga nesër, duke theksuar se qytetarët janë në rrezik për shkak të këtyre problemeve.
Ai u bëri thirrje institucioneve qendrore të ndërhyjnë për zhbllokimin e situatës dhe të fokusohen në zgjidhjen e çështjeve të qytetit.

Leave a Reply