Prishtina pa transport publik për shkak të bllokimit të buxhetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, akuzoi sot Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Financave për bllokim të qëllimshëm të financave të kryeqytetit, çka mund të çojë në ndërprerjen e shërbimeve vitale që nga nesër.

Në një konferencë për shtyp, Rama theksoi se situata ka arritur kulmin kritik, ndërsa paralajmëroi se transporti publik do të ndalet pas njoftimit nga operatorët. Ai shpjegoi se, për më shumë se një vit, Komuna e Prishtinës ka kërkuar alokimin e fondeve të saj, por këto kërkesa janë injoruar.

“Janë bllokuar 35 milionë euro, përfshirë 25 milionë të ardhura vetanake dhe 10 milionë nga grantet qeveritare,” deklaroi Rama. Kryetari i bashkisë njoftoi se ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Gjykata Kushtetuese.

Ai gjithashtu i është drejtuar kryeministrit dhe presidentes për zgjidhje të shpejtë. Sipas Ramës, bllokimi i buxhetit ndodh për arsye politike, duke rrezikuar qytetarët për interesa zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *