Laurinë Gashi arrin finalen pas fitores ndaj kroates

Laurinë Gashi ka arritur një sukses të madh duke u kualifikuar në finalen e “Podgorica Junior European Cup 2025”.

Xhudistja nga Kosova shfaqi aftësi të jashtëzakonshme në tatami, ku mposhti kroaten Valentina Zivkovic me Ippon, duke dëshmuar teknikë dhe vendosmëri të lartë, sipas raportimeve të Klankosova.tv. Tani, Gashi do të ketë përballjen e saj të radhës në finale me Libi Becker nga Izraeli, ku pritet të tregojë edhe një herë potencialin e saj të madh në këtë garë të rëndësishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *