Çdo vit në Kosovë, shumë foshnje përballen me braktisjen, një problem që kërkon vëmendje të veçantë institucionale.
Gjatë periudhës janar–nëntor, Klinika e Neonatologjisë në QKUK ka regjistruar 28 foshnje pa përkujdesje prindërore. Nga këto, 18 janë ribashkuar me familjet e tyre, ndërsa 10 janë nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale (QPS).
Sipas drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë, Luan Morina, klinika bashkëpunon ngushtë me punëtorët socialë për të siguruar që foshnjat të kthehen te familjet biologjike. Foshnjat qëndrojnë zakonisht një ose dy muaj në klinikë, në varësi të gjendjes së tyre shëndetësore.
Bajram Shala, drejtori i QPS-së, theksoi se institucionet ndjekin procedura të caktuara për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve të braktisur. Nga ana tjetër, psikologia Kristina Halilaj vë në dukje se nënat që braktisin fëmijët përballen me trauma emocionale dhe kanë nevojë për mbështetje profesionale.
Gjatë vitit 2024, janë raportuar 37 raste të braktisjes, ku 22 janë ribashkuar me familjet dhe 15 janë nën kujdesin e institucioneve sociale.

Leave a Reply