Ramadani analizon ndikimin e Radoiçiqit në tensionet Kosovë-Serbi

Ish-kryeinspektori i AKI-së dhe analisti i sigurisë, Burim Ramadani, ka bërë një reagim ku ndalet te ngjarjet pas arratisjes së Milan Radoiçiqit.

Ai e përshkruan Radoiçiqin si “kryeterroristin e mbështetur nga Serbia” dhe thekson se ky person nuk ka qenë i lirë në Kosovë që nga fundi i vitit 2018. Sipas Ramadanit, më 23 nëntor 2018, tre javë para votimit për Ushtrinë e Kosovës, njësitë speciale bastisën banesën e Radoiçiqit, por ai kishte arritur të largohej para se të kapet.

Ramadani shton se Radoiçiq është rikthyer në Kosovë të paktën dy herë nëpërmjet maleve, së pari më 4-5 korrik 2022 kur publikoi një video kërcënuese, dhe së dyti më 24 shtator 2023 kur drejtoi një sulm terrorist në Banjskë. Ramadani përmend gjithashtu se Radoiçiq është shtuar në Listën e Zezë të SHBA-së më 8 dhjetor 2021 dhe akuzat zyrtare kundër tij u ngritën më 11 shtator 2024.

Ai thekson se, pavarësisht rolit të tij udhëheqës në terren, Radoiçiq nuk është vendimmarrësi kryesor, duke përmendur Aleksandar Vuçiqin dhe Aleksandar Vulin si figura kyçe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *