Rrëshqitje shkëmbinjsh pengon trafikun në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Një rrëshqitje e madhe dheu dhe shkëmbinjsh ka ndodhur në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, pranë tuneleve, duke shkaktuar bllokimin e plotë të këtij aksi rrugor.

Kjo situatë është shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë zonën. Për të përballuar situatën, kompania e mirëmbajtjes rrugore ka ngritur një bajpas provizor për të lejuar kalimin e mjeteve.

Ky është problemi më serioz që është evidentuar deri tani në këtë segment rrugor për shkak të rrëshqitjeve. Autoritetet janë në pritje të marrjes së masave të nevojshme për të rikthyer qarkullimin normal në këtë zonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *