Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, pas vendimit për pezullimin e linjave urbane në Prishtinë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Murati ka kritikuar LDK-në, duke e akuzuar për përdorimin e çështjeve buxhetore si mjet politik për të dëmshpërblyer qytetarët. Ai ka theksuar se mosvotimi i buxhetit të Prishtinës për vitin 2025 në seancën e jashtëzakonshme ka lënë komunën pa fondet e nevojshme, duke kontribuar kështu në problemet aktuale financiare.
Murati u ka bërë thirrje drejtuesve të LDK-së që t’u shpjegojnë qytetarëve të Prishtinës arsyet e këtij vendimi, duke nënvizuar se miratimi i buxhetit do të kishte evituar situatën aktuale të pezullimit të transportit urban. Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se linjat urbane do të pezullohen që nga dita e nesërme.

Leave a Reply