Politikania Lushaku-Sadriu: Kosova kërkon përparim, jo bllokim

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur kritika të forta ndaj Qeverisë Kurti, duke akuzuar se institucionet e Prishtinës po operojnë në borxhe për shkak të mungesës së buxhetit të ndarë nga ekzekutivi për kryeqytetin.

Sipas Lushakut, tash e një vit, Prishtina është përballur me vështirësi financiare, me qytetarët që po vuajnë pasojat e këtij vendimi. Në një postim në Facebook, Lushaku ka theksuar se Kosova nuk ka nevojë për politikanë që pengojnë zhvillimin dhe ka bërë thirrje për një qasje më të arsyeshme dhe të mençur në politikë.

Ajo ka kërkuar veprim për të mirën e brezave të ardhshëm, duke paralajmëruar se zgjatja e kësaj situate mund të dëmtojë të ardhmen e vendit si shtet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *