VV kërkon transparencë nga LDK për shoferin e Ramës në Evropë

Ilir Kërçeli, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblenë e Komunës së Prishtinës, ka reaguar ndaj kryetarit të kësaj komune, Përparim Rama, duke kërkuar sqarime për rolin e Dejona Mihalit në Kosovë.

Në një postim në ‘Facebook’, Kërçeli ka akuzuar se institucionet publike janë keqpërdorur në të kaluarën në lidhje me Dejona Mihalin. Ai ka ngritur pyetje për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke kërkuar të dihet se kush është shoferi i Përparim Ramës, cili është emri i tij i vërtetë dhe çfarë e kaluare ka ai në Evropë.

“Institucionet e sigurisë janë keqpërdorur për Dejonën në të kaluarën. Por a do të na tregojë LDK kush është shoferi i Përparim Ramës dhe cili është emri i tij i vërtetë?

Çfarë historie ka ai në Evropë? Përparim, a do të përgjigjesh tani?”, ka shkruar Kërçeli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *