Deputeti i VV-së kërkon informacion për shoferin e Ramës nga LDK

Ilir Kërçeli, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblenë e Komunës së Prishtinës, ka reaguar ndaj kryetarit të komunës, Përparim Rama, pas pyetjes së këtij të fundit mbi identitetin dhe rolin e Dejona Mihalit në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Kërçeli ka drejtuar një pyetje të ngjashme ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke kërkuar informacion për shoferin e Ramës, duke pyetur për emrin e tij të vërtetë dhe për të kaluarën e tij në Evropë. Ai ka kritikuar LDK-në, duke përmendur edhe pretendimet për keqpërdorim të institucioneve të sigurisë në lidhje me çështjen e Dejona Mihalit.

Në këtë kontekst, Kërçeli ka sfiduar kryetarin Rama për një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj këtyre pyetjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *