Meriton Korenica ishte një nga protagonistët e fitores 3:0 të Clujit ndaj Rapid Bukureshtit, duke shënuar një nga tri golat e ndeshjes.
Ky duel u zhvillua të dielën mbrëma, duke i takuar xhiros së 17-të të Superligës së Rumanisë. Korenica, i cili është treguar mjaft efektiv këtë sezon, realizoi golin e tij të katërt në 16 ndeshje, ndërsa kontribuoi edhe me dy asistime.
Në total për këtë edicion, ai ka pesë gola dhe shtatë asistime. Në minutën e 80-të të ndeshjes, Lindon Emërllahu u largua nga fusha, ndërsa Korenica e përfundoi paraqitjen e tij në minutën e 90-të.
Aktualisht, Rapid Bukureshti mban vendin e parë në tabelë me 35 pikë, ndërsa Cluji renditet në pozicionin e 11-të me 19 pikë.

Leave a Reply