Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë po zhvillohet sot seanca gjyqësore për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, përballen me drejtësinë për vrasjen e bashkëshortes së Murselit. Në një seancë të mëparshme, më 31 janar 2025, Naim Murseli kishte deklaruar pafajësinë e tij.
Ndërsa, për Granit Plavën ende mungon një deklaratë zyrtare për fajësinë, Kushtrim Kokalla ka zgjedhur të mos shprehet pa konsultuar mbrojtjen e tij. Dy prej të akuzuarve, Plava dhe Kokalla, pretendonin se vuanin nga çrregullime mendore, por kjo u përgënjeshtrua nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, i cili konstatoi se nuk ka pasur shenja të tilla gjatë kohës së kryerjes së krimit.
Tom Dodaj, një tjetër i akuzuar në çështje, pranoi fajësinë dhe u dënua me 5 vjet burg dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Leave a Reply